Telegrafi

Komandanti ukrainas publikon videon kur ura në Kursk hidhet në erë

Videoja e publikuar më poshtë shfaq momentin kur ura në Kursk shkatërrohet.

Komandanti i forcave ajrore ukrainase, Mykola Oleschuk ka shpërndarë videon në Telegram, duke thënë se ishte pjesë e operacionit në rajonin rus, transmeton Telegrafi.

Ai theksoi se pilotët ukrainas kanë goditur “urën e armikut”, pajisjet, qendrën logjistike si dhe furnizimet – që u hodhën në erë me precizitet të paparë.

“Falënderim pilotëve dhe të gjithëve që u siguruan që ky operacion të ketë sukses”, ka shkruar komandanti ukrainas.

Pamjet u publikuan pasi mediat ruse që kontrollohen nga Kremlini, raportuan se ura mbi lumin Seym është shkatërruar nga ukrainasit.

Ky shkatërrim sipas rusëve ka vështirësuar evakuimin e civilëve. /Telegrafi/