Telegrafi

Komandanti i separatistëve pro-rusë Igor Girkin propagandon në Twitter, publikon ‘pushtimin’ e kufirit të Ukrainës nga Rusia

Vendosja e trupave ushtarake ruse në kufirin e Ukrainës ka bërë që të jetë një situatë e paqartë në këtë rajon.

Lidhur me këtë veprim të Rusisë, komandanti i separatistëve pro-rusë në rajonin e Doneskut, Igor Vsevolodovich Girkin po propagandon në Twitter.

Ish-oficeri i Shërbimit Ushtarak rus të Inteligjencës (GRU) dhe njëherësh pjesëmarrës mercenar në luftën e Bosnjës e Hercegovinë nga ditët e para të vendosjes së trupave ruse po publikuar video të “pushtimit” të kufirit ukrainas nga forcat ushtarake ruse.

Më 19 qershor 2019, prokurorët holandezë e akuzuan Girkinin për rrëzimin e fluturimit MH17 të Malaysia Airlines dhe lëshuan një urdhër arresti ndërkombëtar kundër tij.

Girkin është një veteran i ushtrisë ruse, i cili pati rol kyç në aneksimin e Krimesë dhe më vonë drejtoi grupet ushtarake të Donetskut në rajonin Donbas të Ukrainës lindore.

Në vitet ’90-ta, ai iu bashkua forcave serbe në luftën e Bosnjës dhe Hercegovinës si vullnetar. Luftoi në Vishegrad, ku ushtarët serbë, nën komandën e kriminelit të dënuar të luftës Millan Lukiq, dogjën të gjallë civilë boshnjakë, kryesisht gra dhe fëmijë.

Si një vullnetar i lidhur me shërbimet e inteligjencës shtetërore ruse, Girkin ishte bashkëluftëtar i vrasësve të Llukiqit.

Lexo po ashtu Udhëheqësi i separatistëve pro-rusë në Ukrainë, Igor Girkin pjesë e krimeve të luftës në Bosnjë e Hercegovinë

Autoritetet ukrainase e kanë akuzuar Girkinin për terrorizëm. Bashkimi Evropian e sanksionoi atë për rolin e tij udhëheqës në konfliktin e armatosur në Ukrainën lindore. Autoritetet ukrainase e kanë identifikuar si kolonel në pension të GRU-së.

Po ashtu, Girkin së bashku me me shkrimtarin Eduard Limonov, gazetarin e vrarë Yegor Prosvirnin dhe nacionalistë të tjerë të njohur, kishin krijuar organizatën “Komiteti 25 Janari”, më vonë, kjo OJQ u quajt “Lëvizja Kombëtare Pan-Ruse”. /Telegrafi/