Telegrafi

Komandanti i ri i trupave ruse në Ukrainë, Putini zëvendësoi Gerasimovin dhe dërgoi në front gjeneral Mikhail Teplinskiy

Daily Mail raporton, duke cituar mediat ruse, se komandanti i ri i trupave ruse në Ukrainë është gjeneral-lejtnant Mikhail Teplinskiy.

Raportohet se presidenti rus Vladimir Putin shkarkoi gjeneralin Valery Gerasimov nga ai post, gjashtë muaj pasi ai mori detyrën e kreut të operacioneve të luftës, transmeton Telegrafi.

Daily Mail thekson se vendimi i Putinit ende nuk është bërë i ditur zyrtarisht nga Kremlini.

Lexo po ashtu Kolona e tankeve ruse kalojnë nëpër fushën e gjelbëruar, shkelin në minat antitank – hidhen në erë

Lajmi për largimin e Gerasimov dhe emërimin e një komandanti të ri të trupave ruse që luftojnë në Ukrainë erdhi ndërsa Putin, ende duke u përpjekur të rikuperohej nga rebelimi i muajit të kaluar nga mercenarët e Wagner, ishte i zemëruar për këtë në shtëpi, në veçanti pasi komandantët e batalionit Azov u kthyen me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në shtëpi.

Thuhet se në 17 muajt e deritanishëm të luftës në Ukrainë, Putin ka zëvendësuar disa komandantë, duke përfshirë gjeneral-lejtnant Mikhail Mizintsev, i njohur edhe si “Kasapi i Mariupolit”, si dhe gjenerali Rustam Muradov, për të cilin pretendon Daily Mail se qëndron prapa masakrës së Vuhledarit në fillim të këtij viti.

​Media britanike raporton se Moscoë Times, duke iu referuar kanaleve Z të lidhur me ushtrinë ruse, njoftoi se Gerasimov do të mbetet shef i Shtabit të Përgjithshëm, por se Teplinskiy do të marrë drejtimin e operacioneve të luftës në Ukrainë.

Thuhet se Teplinsky është kreu i forcave ajrore të ushtrisë ruse. Shkarkimi i Gerasimov përkon edhe me samitin e NATO-s, i cili mbahet në Lituani javën e ardhshme, dhe ku pritet të thellohet mbështetja perëndimore për Ukrainën. /Telegrafi/