Telegrafi

Komandanti i Policisë në Gjakovë: Pelegrinët serbë nuk do të vijnë, nuk kemi konfirmim zyrtar

Komandanti i Policisë në Gjakovë, Kristë Gjokaj, ka thënë se nuk kanë marrë asnjë paralajmërim zyrtar deri më tani për ardhjen e pelegrinëve serbë në kishën ortodokse të këtij qyteti dhe se ata nuk do të lejohen të vijnë pasi që nuk kanë njoftuar për ardhjen e tyre.

Gjokaj ka thënë para mediave se ata kanë marrë masa që të ruajnë qetësinë publike, teksa ka shtuar se është e drejtë e qytetarëve të protestojnë, transmeton Telegrafi.

“Nuk kemi paralajmërim zyrtar deri tani se do të vijnë dhe assesi nuk do të vijnë pasi nuk ka konfirmim zyrtar. Ne kemi marrë masa që të ruajmë rendin dhe qetësinë publike. Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, deri tani është gjithçka në rregull”, ka thënë ai.

Komandanti i Policisë në Gjakovë, Kristë Gjokaj

Ndryshe, në Gjakovë qytetarët kanë protestuar kundër ardhjes së pelegrinëve serbë.

Lexo po ashtu Gjakovë, protestë kundër ardhjes së pelegrinëve serbë

Protestuesit thonë se në mesin e atyre të cilët vijnë në Gjakovë janë edhe kriminelë të cilët kanë kryer krime gjatë luftës. /Telegrafi/