Site icon Telegrafi

Komandanti polak thotë se 100 ushtarë kanë filluar kërkimin e një droni, që ka të ngjarë të ketë rënë në territorin polak

Polonia ka dhënë më shumë informacione mbi një objekt ushtarak, që hyri në hapësirën e saj ajrore gjatë bombardimeve ruse të Ukrainës.

Jacek Goryszewski, zëdhënës i komandës operacionale të ushtrisë polake, tha se ka të ngjarë të ishte një dron dhe se mund të ketë zbritur në territorin polak.

Kërkimet janë duke u zhvilluar, tha ai, duke përjashtuar se objekti ishte një raketë, transmeton Telegrafi.

“Objektin po e kërkojnë 100 ushtarë në terren dhe një helikopter”, tha ai.

Goryszewski theksoi se ishte e pamundur të thuhej nëse objekti ishte rus apo ukrainas, pasi kushtet e motit nuk kishin lejuar identifikimin vizual.

Objekti hyri në hapësirën ajrore polake në orën 4:43 të mëngjesit, dhe radarët e humbën shikimin në orën 5:16 të mëngjesit.

“Për shkak të kushteve të motit, nuk ishte e mundur të identifikohej qartë, gjë që pengoi vendimin për ta rrëzuar”, njoftoi komanda operacionale në X. /Telegrafi/

Exit mobile version