Komandantët rusë po masakrojnë ushtarët e tyre të plagosur, në vend se t’i largojnë nga fushëbeteja dhe t’i dërgojnë për trajtim. Këto janë disa nga rrëfimet e shumë ushtarëve rusë që janë zënë rob nga ushtarët ukrainas.
Një kolonel rus akuzohet se personalisht ka qëlluar për vdekje disa ushtarë rusë, që qëndronin të shtrirë në tokë pasi ishin lënduar gjatë luftimeve, transmeton Telegrafi.
Gjithçka u zbulua pas horrorit të kryer në Bucha, ku 650 civilë ukrainas u vranë nga ushtria ruse – që sipas autoriteteve ukrainase janë dëshmi se ata janë ekzekutuar dhe është kryer gjenocid.
Disa prej ushtarëve që janë zënë rob kanë pranuar se eprorët e tyre po i vrasin ushtarët e plagosur rusë – duke refuzuar kategorikisht t’i tërheqin nga vijat e frontit dhe t’i dërgojnë për trajtim në spitale.
Videoja e publikuar më poshtë shfaq ushtarët rusë që janë intervistuar nga gazetari ukrainas Volodymyr Zolkin. Ata pranojnë haptazi se nuk ka ndodhur vetëm një rast, kur komandantët rusë kanë vrarë ushtarët e tyre të plagosur. /Telegrafi/