Telegrafi

Koleksioni më i madh në botë i pastave të dhëmbëve përfshin edhe ato me aromë uiski dhe wasabi

Një dentist nga Gjeorgjia ka thyer një Rekord Botëror Guinness për koleksionin e 2,037 pastave të ndryshme të dhëmbëve, me aroma të pazakonshme duke përfshirë edhe wasabi dhe uiski.

Dr. Val Kolpakov, i cili ushtron profesionin e tij në Alpharetta, bëri të ditur se koleksioni i tij përfshinë pasta dhëmbësh të rralla nga vende të ndryshme përfshirë edhe Japoninë, Korenë, Kinën, Indinë dhe Rusinë.

“Kam filluar të mbledh koleksionin tim në 2001 për të mësuar më shumë si dentist për të gjitha pastat e dhëmbëve që ishin në dispozicion në treg”, tha Kolpakov për Rekordet Botërore Guinness, shkruan UPI, përcjell Telegrafi.

“Së shpejti kuptova se ky është një hobi shumë interesant dhe u përpoqa të mbledh disa pasta dhëmbësh të vjetra nga vende të tjera”, shton ai.

Kolpakov deklaroi se disa nga tubat më të pazakonta të ekspozuara në “mini muzeun” e praktikës së tij dentare përfshijnë një treshe tubash me shije uiski në varietete thekre, skocez dhe burbon.

Ai tutje tha se pastat e reja të dhëmbëve, të prodhuara nga Don Poynter në vitet 1950, përmbajnë 3 për qind alkool.

Kolpakov shton se ai gjithashtu ka një pastë dhëmbësh me shije wasabi, por ai nuk ka plane ta provojë atë.

“Siç mund ta imagjinoni, mund të mos jetë për njerëzit e dobët”, tha ai. /Telegrafi/