Një tjetër gazetar amerikan, Juan Arredondo, u dërgua në spital pas incidentit, ku mbeti i vrarë homologu dhe bashkëvendësi i tij, Brent Renaud.
Ai përmes një video të publikuar në rrjetet sociale pohoi se ishte me Brent Renaudin kur ata u sulmuan.
“Ishim nëpër një nga urat e para në Irpin, duke shkuar për të filmuar refugjatët e tjerë që largoheshin, dhe hipëm në një makinë, dikush na ofroi të na çonte në urën tjetër dhe kaluam një pikë kontrolli dhe ata filluan të qëllojnë mbi ne”, tha fillimisht amerikani.
https://twitter.com/Jodisacrebleu/status/1503005842383290372
“Pra, shoferi u kthye dhe ata vazhduan të gjuanin; ne ishim dy vetë. Shoku im është Brent Renaud, dhe ai është qëlluar dhe e lamë pas”, pohoi ai
Ai vazhdon duke thënë se nuk e di se çfarë ka ndodhur me Brentin, “E pashë duke u qëlluar në qafë dhe ne u ndamë”.
Arredondo tashmë po merr tretmanë spitalor pasi ishte shtruar në njërin prej cilëve po funksionon në Irpin. /Telegrafi/