Mediat italiane e bëjnë punë të kryer ardhjen e Sead Kolasinac te Juventusi për testet mjekësore javën e ardhshme.
23 vjeçari do të vijë te Juventusi si lojtar i lirë pasi kontrata me Schalken i skadon në qershor.
Edhe Chelsea me Antonio Conten kishin provuar ta marrin lojtarin.
Sipas asaj që shkruan Tuttosport, Kolasinac do të fluturojë për në Torino që t;i kryej tekstet mjekësore javën që po vjen.
Bianconerët e marrin lojtarin si zëvendësues të Patrice Evras, ndërsa këtë vit kanë lojtarë të tjerë në këtë pozitë si Kweadwo Asamoah dhe Federico Mattiello.
Kolasinac ka dy gola dhe gjashtë asistime me Schalken këtë sezon./Telegrafi/