Mbrojtësi boshnjak, Sead Kolasinac pritet të largohet nga skuadra e tij Schalke 04.
Boshnjaku nuk ka vazhduar kontratën e tij me klubin gjerman e cila do të skadojë në qershor të këtij viti.
Kështu lojtari nga tani është i lirë të bisedojë me klubet e interesuara për të.
Në Itali është raportuar se Juvntus është futur fuqishëm në garë për transferimin e 23-vjeçarit.
Largimi i Patrice Evras duket i sigurt nga kampionët e Italisë, të cilët e shohin boshnjakun si zëvendësim të francezit.
Kujtojmë që për reprezentuesin e Bosnjës dhe Hercegovinës interesim ka shfaqur edhe Liverpool. /Telegrafi/