Site icon Telegrafi

Kolasinac befason të gjithë, nënshkruan para kontratë me Arsenalin

Arsenali i ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të Schalkes, Sead Kolasinac. 

Sipas asaj që shkruan The Sun, trajneri Arsene Wenger ka arritur ta bindë Kolasinacin që të mos e vazhdojë kontratën me gjermanët.

23-vjeçari mbetet pa kontratë në fund të sezonit dhe do të kalojë në Ligën Premier si lojtar i lirë.

Ai ka zhvilluar 117 ndeshje me Schalken dhe ka 18 paraqitje me Bosnjën.

Kolasinac ka nënshkruar para kontratë me Topçinjtë dhe ka refuzuar shumë skuadra të mëdha.

Ai ka qenë i lidhur me shumë skuadra si Juventus, Manchester City, Chelsea dhe Liverpool. /Telegrafi

Exit mobile version