Site icon Telegrafi

Koktej molotovi në një shtëpi në veri të Mitrovicës, pamje nga vendi i ngjarjes

Në orët e para pas mesnatës është hedhur një koktej molotovi në një nga shtëpitë e ndërtuara së fundmi në lagjen “Kodra e Minatorëve”, në veri të Mitrovicës.

Telegrafi ju sjell pamje nga shtëpia ku është hedhur koktej molotovi, ndërsa vërehen dëmet e shkaktuara.

Lidhur me sulmin që është bërë, ka reaguar edhe ministri i Pushtetit dhe Administrimit Lokal, Elbert Krasniqi.

“Rreth orës 00:30 gjatë mesnatës një patrullë policore ka identifikuar tym në një nga shtëpitë e ndërtuara nga Qeveria në Kodrën e Minatorëve.

Zjarri është fikur dhe dëmet janë sanuar. Fatmirësisht, nuk ka asnjë person të lënduar veç dëmeve materiale. Kjo nuk është hera e parë që ka sulme të tilla, mirëpo kjo nuk është as hera e fundit që do të ndërtohen shtëpi të reja”, tha ai.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kërcënimet, shantazhet, pamfletet terroriste, nuk i frikësojnë qytetarët dhe as nuk e ndalojnë punën e tyre për sigurimin e banimit të qëndrueshëm. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version