Këngëtarja e njohur shqiptare, Samanta Karavella, është e njohur për një interpretim të veçantë të këngëve të saj.
Ajo shpeshherë u ofron mundësinë fansave që të shohin më afër rrjedhën e përditshmërisë, përmes imazheve të ndryshme.
Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Samanta ka paralajmëruar projektin e ri përmes një fotografie tërheqëse.
E veshur kokë e këmbë me lëkurë gjarpri, dukjes ajo i ka shtuar edhe një makijazh të rëndë, që po e bon të duket edhe më atraktive.
“N.K.N” titullohet kënga, e cila do të jetë në bashkëpunim me këngëtarin Skerdi, që do të publikohet ditën e nesërme (e martë) gjatë orës 18:00.
Pas një lajmi të tillë kanë shpërthyer komente pozitive për ta, duke pritur me padurim lansimin e projektit. /Telegrafi/