Site icon Telegrafi

Koha po kalon, nuk ka bisedime mes Barcës dhe Messit – argjentinasi mund të bisedojë me klube tjera në janar

(Foto: Instagram/leomessi)

Lionel Messi vazhdon të jetë kryetemë e spekulimeve për një largim potencial nga Barcelona, duke qenë se kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni.

Klube të shumta kanë shprehur interesim për superyllin argjentinas, sidomos Manchester City dhe Paris Saint-Germaini, mirëpo Goal raporton se asnjëri prej këtyre klubeve nuk e ka kontaktuar akoma futbollistin.

Në anën tjetër, nuk ka zhvillime as ndërmjet Barcës dhe përfaqësuesve të 33-vjeçarit lidhur me zgjatjen e kontratës së tanishme.

(Foto: Instagram/leomessi)

Duke qenë se kontrata e Messit skadon në fund të sezonit 2020/2021, ai mund të nisë negociatat me klubet e interesuara që në janar dhe të arrijë ndonjë marrëveshje eventuale, në mënyrë që të transferohej gjatë verës me parametrat zero.

Lexo po ashtu Historia e transferimit të Messit te Barça nëpërmjet një pecete: Flasin njerëzit që qëndruan pas transferimit më të madh të bërë ndonjëherë

Sidoqoftë, babai i tij, Jorge, i cili edhe e përfaqëson, nuk planifikon të nisë bisedime në këtë fazë me asnjërin nga klubet e interesuara, porse do të presë të shohë si do të rrjedhin gjërat në javët në vijim.

Shumëkush në Kataluni, si edhe tifozët e Barcelonës anekënd botës, duan që klubi të arrijë sa më shpejtë marrëveshje që Messi ta përfundojë karrierën në Camp Nou. /Telegrafi/

Exit mobile version