Telegrafi

Koha kur Tayna bënte “covera”

Sot, ajo është një nga reperet më të suksesshme të skenës.

Mirëpo vite më parë, Tayna ishte një emër ende i panjohur për publikun, teksa lidhjet e para me muzikën i pati përmes disa “cover”-ave të realizuar, e publikuar në YouTube.

Një prej tyre, rep-artistja e ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke kujtuar veten e saj se si dukej në atë kohë.

Bëhet fjalë për një “cover” të realizuar në vitin 2014, ku Tayna aso kohe interpretonte “freestyle”.

“Koha fluturon, Tayna e vogël”, shkroi Tayna në rrjetet sociale, teksa ndau me ndjekësit këtë video.

E njëjta me kalimin e viteve ndryshoi shumë si në pamje, ashtu edhe në stil. /Telegrafi/