Telegrafi

Koha kur Asensio kishte thumbuar De Gean duke i thënë ‘Karius’ – spanjolli po kalon kohë të vështira

David de Gea po kalon nëpër një kohë të vështirë te Manchester United.

Portieri spanjoll nuk po arrin të rigjejë formën e tij të lartë, duke bërë disa gabime trashanike, sidomos në këtë edicion.

Gabimi i tij i fundit erdhi në përballjen ndaj Chelseat në FA Cup, kur pranoi një gol qesharak nga Olivier Giroud.

Por, ishte viti 2018 kur Marco Asensio kishte thumbuar De Gean në një përballje miqësore parasezonale të Unitedit ndaj Real Madridit.

“Karius, Karius, Karius” – kishte thirrur anësori spanjolle ndaj portierit të Djajve të Kuq.

Kjo gjë erdhi, pasi De Gea kishte bërë disa gabime trashanike në Kupën e Botës, duke pranuar gjashtë gola, në shtatë gjuajtje sa ishin bërë në portë. /Telegrafi/