Telegrafi

Koeman u tha të mbyllnin gojën kampit të Juventusit – Dybala kapet nga kamerat duke u tallur me trajnerin holandez

Paulo Dybala është kapur nga kamerat duke u tallur me Ronald Koemanin në sfidën që Barcelona e humbi 3-0 ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve.

Argjentinasi dhe pjesa tjetër e lojtarëve të Zonjës së Vjetër ishin duke tentuar që të largonin Clement Lengletin nga fusha për një ndërhyrje, e që aty shpërtheu gjithçka.

Lexo po ashtu Juventusi thumbon Barcelonën: E mbajtëm fjalën, ua sollëm mbretin e futbollit

Koeman nuk e pranoi atë gjë aq mirë, duke u thënë lojtarëve të skuadrës italiane që të mbyllnin gojën.

Dybala më pas filloi të tallej me trajnerin holandez, duke u qeshur para tij së bashku me bashkëlojtarët.

Lexo po ashtu Barcelona thumbon Ronaldon – cilëson Messin dhe Buffonin si dy më të mëdhenjtë e futbollit botëror

Koeman nuk ishte duke e pranuar mirë faktin që skuadra e tij ishte duke u mposhtur në shtëpi me rezultat 3-0.

Kështu, ai ishte i acaruar me çdo lëvizje që bënin nga kampi i Juventusit dhe natyrisht se erdhi reagimi i tij duke u thënë lojtarëve mysafir që të mbyllnin gojën. /Telegrafi/