Telegrafi

Koeman nuk heq dorë nga Depay

(Foto: Instagram/memphisdepay)

Ronald Koeman nuk ka hequr dorë nga shpresa për transferimin e Memphis Depay te Barcelona, ndërsa ka konfirmuar se ka dashur ta transferonte e Georginio Wijnaldumin gjatë afatit kalimtar veror.

Bluagranët arritën marrëveshje personale me sulmuesin e Lyonit, por nuk ia dolën ta kompletonin transferimin para mbylljes së afatit kalimtar.

Madje edhe drejtori sportiv i klubit francez, Juninho, konfirmoi se lojtari dhe Barca kishin marrëveshje, porse dy klubet nuk arritën në pikë të përbashkët.

(Foto: Instagram/memphisdepay)

26-vjeçari ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij me Lyoni, ndërsa presidenti i klubit, Jean-Michel Aulas, pret që ai t’i bashkohet Barcës që në janar.

I pyetur nga NOS lidhur me transferimet, Koeman ka thënë se i dëshiron dy holandezët në skuadër, Depay dhe Wijnaldum. /Telegrafi/