Telegrafi

Koeman nuk beson se Messi do qëndrojë te Barça, por thotë se ka raport të mirë me argjentinasin

Foto: Goal/Getty

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, edhe një herë i është kthyer komenteve për Lionel Messin.

Holandezi tha se nuk beson se Leo do të jetë pjesë e Barçës në sezonin e ardhshëm, por e ka të vështirë ta imagjinojë atë me fanellën e një ekipi tjetër.

“Nuk besoj shumë tek kjo. Por, shpresoj që po, pasi ai është ende një lojtar i madh që na ndihmon ende të fitojmë ndeshjet”.

“Unë po e shijoj të jem trajner i tij, nëse shikon çdo ditë kualitetet e tij në stërvitje, është mahnitëse. Ai erdhi si fëmijë te Barcelona, dhe unë ende nuk arrij ta shikoj atë në ndonjë fanellë tjetër, përveç asaj të Barçës”.

Koeman gjithashtu foli edhe për marrëdhënien që ka me yllin argjentinas: “Nuk kam ndonjë problem me Leon”.

“Ai është kapiten i ekipit, unë flas me atë për çështje taktike dhe kemi raport të mirë profesional, ashtu siç kam me gjithë lojtarët”.

“Por, ai është… në rregull, është kapiteni, kështu që duhesh të kesh gjithmonë më së shumti me atë komunikim”, ka thënë Koeman për The Athletic. /Telegrafi/