Luis Suarez do të vazhdoj të mbetet pjesë e Barcelonës së paku edhe për një vit.
Sulmuesi uruguaian ishte shumë afër kalimit te Juventusi, madje raportohej edhe për një marrëveshje të arritur mes dy skuadrave.
Besohej se Suarez do t’i bashkohej Juventusit për një shumë prej 17 milionë euro, por gjërat tanimë kanë ndryshuar.
33-vjeçari i ka ndryshuar mendjen Koemanit në stërvitjet që ka bërë nën urdhrat e trajnerit holandez.
Mediumi spanjoll TV3 ka raportuar se Koeman i ka kërkuar Barcelonës t’i ndalin negociatat me Juventusin pasi dëshiron qëndrimin e Suarezit.
Suarez ka treguar formë të lartë në stërvitje gjë që e ka bindur trajnerin ta mbajë në klub.
Reprezentuesi uruguaian është edhe miku më i ngushtë i kapitenit Lionel Messi dhe kjo është një tjetër arsyeje që Koeman do ta mbajë atë në skuadër, pasi dëshiron që ta ketë liderin sa më të lumtur.
Gjithsesi lojtari verën e ardhshme mund të largohet si i lirë nga Barcelona, pasi kontrata e tij skadon në verën e vitit 2021. /Telegrafi/