Telegrafi

Koeman mbështet rikthimin e Messit te Barcelona

Trajneri i Kombëtares së Holandës, Ronald Koeman mbështet ri-nënshkrimin e Barcelonës me yllin e Paris Saint-Germain, Lionel Messi.

Koeman ishte në krye të Barçës kur Messi u shtrydh për shkak të çështjeve financiare.

Në fund, palët nuk arritën marrëveshje mbi rinovimin e kontratës dhe Messi u largua përfundimisht nga Camp Nou pas më shumë se 20 viteve.

Lexo po ashtu “Duhet të largohet nga PSG, ata nuk janë një klub futbolli”, legjenda franceze këshillon Messin

Megjithatë, nga ai moment, ylli argjentinas është lidhur gjithmonë me një rikthim te Barcelona dhe tashmë Koeman e mbështet idenë.

“Ai është lojtari më i mirë në botë, kushdo që mund ta ketë do të jetë i fortë”, ka thënë fillimisht Koeman.

Lexo po ashtu Messi i emocionuar nga planet e Xavit, nëse ai kthehet te Barcelona - trajneri mendon pozicion të ri për argjentinasin

“E kam përjetuar largimin e tij nga ana e parë dhe ishte një ditë shumë e keqe. Kur e shoh Leon me një fanellë tjetër, më duket ende e çuditshme”.

“Nuk e di se çfarë është situata apo çfarë mendon Leo. Unë jam në favor që Messi të jetë lojtar i Barcelonës”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/