Frenkie de Jong zyrtarisht ka mbetur jashtë Kampionatit Evropian, pasi lëndimi që kishte nuk ka arritur ta kaloj për të luajtur në Gjermani.
Kjo ka qenë një goditje e rëndë për Holandën me trajnerin Ronald Koeman që ka shpërthyer.
Trajneri holandez ka fajësuar ish-klubin e tij Barcelonën ku aktivizohet De Jong se ata janë fajtorët për lëndimin e mesfushorit.
“Te Barcelona rrezikuan shumë më gjendjen fizike të De Jong dhe tani jemi ne që vuajmë pasojat”, u shpreh Koeman pas fitores së Holandës 4-0 ndaj Islandës.
Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i mesfushorit tulipan që ka shprehur zhgënjimin që nuk do të jetë pjesë e Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’.
“Jam shumë i mërzitur dhe i zhgënjyer, në javët e fundit kemi punuar shumë, por për fat të keq kavilja ime do ende kohë që të rikuperohet”.
“Është një ëndërr dhe nder që të përfaqësosh vendin në një kompeticion kaq të rëndësishëm, por tani si pjesa tjetër, unë do të bëj tifozllëk për kombëtaren”, u shpreh De Jong.
Përfaqësuesja e Holandës ndodhet në Grupin D së bashku me Francën, Poloninë dhe Austrinë. /Telegrafi/