Telegrafi

Koeman i dëshpëruar me lojtarët e tij pas barazimit me Alavesin, kritikon sulmuesit

Menaxheri i Barcelonës, Ronald Koeman ka pranuar se është i shqetësuar nga performanca sulmuese e skuadrës së tij pas një jave tjetër pa fitore në La Liga.

Barcelona humbi dy ndeshje radhazi në kampionat kundër Getafes dhe Real Madridit, ndërsa të shtunën mbrëma barazoi 1-1 në udhëtim te Alavesi.

Goli i pjesës së dytë nga Antoine Griezmann siguroi një pikë për vizitorët, por Ansu Fati dhe Lionel Messi nuk ishin në gjendje të shndërronin mundësi të rëndësishme për të fituar ndeshjen.

Lexo po ashtu Vazhdon forma e dobët e Barcelonës në La Liga, barazon me Alavesin

Griezmann, Fati dhe Messi kanë qenë zgjedhja e parë e treshes sulmuese të Koeman këtë sezon, por ata kanë shënuar vetëm gjashtë gola së bashku në kampionat në gjashtë ndeshje dhe Koeman është i shqetësuar.

“Unë jam i shqetësuar për performancën e sulmuesve”, ka thënë fillimisht Koeman pas ndeshjes për gazetën Marca.

“Nuk është çështje qëndrimi apo përqendrimi, por të kesh më shumë sukses përpara portës”.

Lexo po ashtu Alaves 1-1 Barcelona, notat e lojtarëve

“Na ndodhi kundër Juventusit dhe sonte (e shtunë) gjithashtu. Përveç kësaj, ne i kemi dhënë golin Alavesit”.

“Por nëse krijojmë kaq shumë shanse, nuk mund të dështojmë kaq shumë. Nëse krijoni raste dhe shënoni vetëm një gol, nuk është mjaftueshëm mirë”, përfundoi holancdezi. /Telegrafi/