Trajneri holandez dëshiron të garoj për tituj të rëndësishëm te skuadra e re, Evertoni.
Ronald Koeman po shikon për përforcimin e skuadrës së tij të re, në mënyrë që të garojë me skuadrat më të mëdha angleze për tituj të rëndësishëm.
Sipas Gazzetta World, trajneri holandez dëshiron te Evertoni, ish-sulmuesin e tij, Graziano Pelle, por do të jetë një garë e fortë me skuadrat italiane, Juventus e Lazio.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Megjithatë, kjo nuk është e gjitha, pasi Koeman është shumë i interesuar edhe për portierin e kampionëve të Anglisë, Kasper Schmeichel.
Sipas The Sunday People, portieri danez është dëshirë primare e trajnerit për të zëvendësuar amerikanin, Tim Howard. /Telegrafi/