Ronaldo Koeman është njeriu i fundit që ka komentuar rikthimin sensacional të Barcelonës.
Barcelona arriti të kthehet në lojë dhe të siguroj kualifikimin për në çerekfinale pas fitores së madhe ndaj PSG-së.
Gjiganti katalunas kishte humbur në ndeshjen e parë me rezultat të thellë 4-0, ku shumë analistë komentuar eliminimin e tyre, por ashtu nuk menduar edhe Barcelona që u përkujdes ta bëj rikthimin më të madh në Ligën e Kampionëve.
Skuadra spanjolle arriti të bëj të pamundurën duke fituar 6-1 në Camp Nou, duke befasuar të gjithë, ndër ta edhe ish-futbollistin e tyre, tani trajnerin e Southamptonit, Koeman, i cili e cilësoi si një ndeshje të madhe.
“Ishte një ndeshja e madhe e futbollit”, ka thënë fillimisht Koeman.
“Nëse vërtetë jeni të frikësuar për të humbur rezultatin, atëherë ju do të ndëshkohemi”, përfundoi trajneri holandez.
Ndryshe, holandezi shihet si njëri nga zëvendësuesit e mundshëm të trajnerit spanjoll, Luis Enrique, i cili ka lajmëruar largimin në fund të sezonit. /Telegrafi/