Site icon Telegrafi

Kotzias: Kemi disa propozime për emrin, presim përgjigje nga ana tjetër

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, ka dhënë një intervistë për Agjencinë e gazetarisë së Athinës, i cili mes tjerash ka folur edhe për, siç thotë ai “mbrojtjen e të drejtave dhe tokave greke në Shqipëri”, por askund nuk ka përmendur pakicat maqedonase në Greqi. Ai në lidhje me problemin e emrit me Maqedoninë nuk tha asgjë të re, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për masat e ndërtimit të besimit me Maqedoninë, Kotzias përsëriti se: “Historia nuk është burg, ajo është shkollë dhe në atë shkollë duhet të mësohet. Pala greke është e interesuar të ketë marrëdhënie të mira me të gjithë. Ne e dëshirojmë stabilitetin tek fqinjët tanë dhe ne jemi të vetmit që nuk shprehim qëndrim në lidhje me punët e brendshme të FYROM-it, e respektojmë pavarësinë dhe autonominë e tyre”, tha Kotzias.

Disa nga masat që janë paralajmëruar për ndërtim të besimit mes Maqedonisë dhe Greqisë janë, kyçjen e Maqedonisë në gazsjellësin, hapjen e linjës hekurudhore Manastir-Lerin, bashkëpunim mes policisë dhe universiteteve të dy vendeve./Telegrafi/

Exit mobile version