Një ditë para kalimit të afatit për parashtrim të kërkesës për sasi të dorëzuara të orizit të paqëruar tek kapacitetet blerëse dhe përpunuese, prodhuesit e orizit nga rajoni prodhues i Koçanit në mënyrë të përshpejtuar i parashtrojnë dokumentet e kompletuara për paraqitje në njësitin rajonal të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në Koçan për marrje të subvencionit në bazë të orizit të paqëruar gjatë korrikut nga rekolta në vitin 2015, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga njësiti rajonal i Ministrisë në Koçan theksojnë se në një ditë para skadimit të afatit 31 gusht, janë parashtruar 489 aplikime për marrje të subvencioneve shtesë për oriz të dorëzuar të paqëruar tek blerësit.
Vendimi për orizin e paqëruar është dorëzuar nga 1 deri 31 korrik. Qeveria e solli me qëllim që të shiten sasitë e mbetura nga rekolta e viti të kaluar. /Telegrafi/