Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka deklaruar se LDK shumë shpejt do të deklarohet për çështjen rreth koalicionit me LVV-në.
Osmani pas takimit që kanë zhvilluar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, theksoi se ka hapësirë që të gjendet zgjidhja në mes LDK-së dhe LVV-së.
“Ka hapësirë që të gjejmë zgjedhje të mirë dhe të përbashkët për qeverisje. Unë besoj që ka hapësirë të tejkalohen diferencat sepse LDK gjithmonë ka treguar dhe tregon një gatishmëri”, ka thënë Osmani. /Telegrafi/