Poezia dhe biologjia janë përdorur për të arsyetuar plaçkitjet, përdhunimet dhe vrasjet gjenocidale në Bosnje e Hercegovinë.
Kështu shprehet Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet (ESI), duke shtuar se poezia dhe gjenocidi nuk janë përdorur vetëm në Rusi.
“Poezia dhe gjenocidi. Jo vetëm në Rusi. Udhëheqësit e serbëve të Bosnjës në vitin 1992 ishin intelektualë. Poezia (dhe biologjia) u përdor për të justifikuar plaçkitjet, vrasjet dhe përdhunimet. Stalinistët festuan ‘njeriun sovjetik’ Përvjetorin e Pushkinit, shkurt 1937. Nazistët e donin Vajmarin klasik”, shkruan Knaus në Twitter.
Poetry & genocide. Not only in 🇷🇺.
The leaders of Bosnian Serbs in 1992 were intellectuals. Poetry (& biology) was used to justify plunder, murder & rape.
Stalinists celebrated “Soviet man” @ the Pushkin Jubilee in Feb 1937
The Nazis loved classical Weimar …@kamilkazani https://t.co/Kpr2skixEM pic.twitter.com/4PEO2x3GJ4
— Gerald Knaus (@rumeliobserver) April 19, 2022
Këto komente ai i ka bërë gjatë një replike me Kamil Galeevin ku është thënë se trashëgimia e poetit Aleksandar Pushkin është një shaka në Rusi.
Galeevin thekson se leximi i Pushkinit nga Bezrukov është një arsyetim për agresionin rus në Ukrainë.
Pushkin's legacy is not just relevant. It's literally the most relevant meme in Russia. Whatever Tolstoy or Dostoyevsky wrote can be edgy contrarianism. Whatever Pushkin wrote is objective truth. See how Russian star Bezrukov reads Pushkin as a justification of the current Z-war pic.twitter.com/f9dTub2oSt
— Kamil Galeev (@kamilkazani) April 18, 2022
“Trashëgimia e [Aleksandar] Pushkinit nuk është vetëm e rëndësishme, fjalë për fjalë është meme-ja (shakaja) më e rëndësishme në Rusi. Çfarëdo që [Leo] Tolstoy apo [Fyodor] Dostoevsky të shkruajnë mund të jetë kontrarianizëm i egër. Çfarëdo që Pushkin shkroi është e vërtetë objektive. Shihni sesi ylli rus [Sergey] Bezrukov e lexon Pushkinin si justifikim i luftës aktuale ‘Z’ [në Ukrainë]”, ka theksuar ai. /Telegrafi/