Telegrafi

Kluivert i kënaqur me interesimin e Barçës, tregon edhe çfarë i tha Mourinho në finalen e Ligës së Evropës

Justin Kluivert (Getty Images)

Talenti i Ajaxit, Patrick Kluivert është shumë i kënaqur me interesimin nga Barcelona për shërbimet e tij.

Pavarësisht se zbuloi se zemra e tij ishte në Barcelonë, futbollisti i ri e pranoi se ai nuk do t’i thoshte jo një oferte nga rivalët e Real Madridit.

Është folur madje se Lionel Messi i ka thënë bordit të Barcelonës të sjellë Kluivert në Camp Nou, dy dekada pasi babai i tij mbërriti në Kataluni, por holandezi nuk e di për një gjë të tillë.

Lexo po ashtu Barça mendon revolucionin, kërkohen katër lojtarë të Ajaxit  

“Unë nuk jam në kontakt me Messin, kështu që nuk e di nëse është e vërtetë”, ka thënë fillimisht Kluivert për FourFourTwo.

“Vetëm ai e di se çfarë ka ndodhur, por është mirë të dëgjosh [për interesimin e Barçës]”.

Mourinho duke folur me Kluivertin

18-vjeçari gjithashtu foli edhe për takimin e tij me Jose Mourinho në finalen e Ligës së Evropë.

Lexo po ashtu Televizioni holandez zbulon bisedën mes Mourinhos dhe Kluivertit, portugezi e quajti “i veçantë” dhe i premtoi transferimin te Unitedi

“Ai [Mourinho] më tha se ishte mirë të më shihte përsëri pas kaq shumë kohe, sepse ai më kishte njohur që kur isha fëmijë”, shtoi ai.

“Ai tha se ishte e mrekullueshme të më shihte dhe se po bëj mirë”, përfundoi talenti i Ajaxit. /Telegrafi/