Telegrafi

Klubi i ri i Thiago Silvas nuk do t’iu pëlqejë aspak tifozëve të Milanit

Juventusi do ta konsiderojë mundësinë e afrimit të yllit të Paris-Saint-Germain, Thiago Silva.

Sipas Tuttosport, Bianconerër janë të interesuar për lojtarin , ndërsa tashmë agjenti i brazilianit e ka konfirmuar mundësin e largimit nga PSG.

32 vjeçari ka kontratë deri në fund të kampionatit, por nëse PSG i kalon grupet atij i vazhdohet automatikisht kontrata edhe për një vit tjetër.

Mediat italiane tashmë e shohin si lojtar te Juventusit

Kjo mundësi e bën paksa të vështirë kalimin e lojtarit, por Juventusi do të kërkojë ta marrë të lirë nëse e shkëput kontratën në verë.

Silva la Milanin në vitin 2012 për të kaluar te PSG së bashku me Zlatan Ibrahimovicin.

Lexo po ashtu Silva po largohet nga PSG, klubet e interesuara janë gati

Ai ka qenë i lidhur me një kthim të mundshëm te Rossonerët dhe nëse i bashkohet Juventusi kjo gjë nuk do t’i pëlqej aspak tifozëve. /Telegrafi/