Telegrafi

Klubi i Prodhuesve debaton mbi masat mbrojtëse ndaj produkteve të qumështit nga Bosnja dhe Hercegovina

Klubi i Prodhuesve të Kosovës sot mban konferencë që do të flitet për mos zbatimin e vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për masat mbrojtëse të qumështit, i cili importohet nga Bosnja dhe Hercegovina, vendim që synim kryesor ka pasur mbrojtjen e industrisë vendore të qumështit nga produktet që vijnë nga importi dhe shiten nën kosto të tregut.

Lexo po ashtu Nuk dihet ende kur do të fillojë aplikimi i masave mbrojtëse për qumështin

Të pranishëm do të jenë zyrtarë nga institucionet shtetërore, zyrtarë ligjor si dhe prodhues të produkteve të qumështit dhe shoqatat e biznesit.

Lexo po ashtu Kosova do ta aplikojë vendimin për masa mbrojtëse për qumështin nga Bosnja

Konferenca do të mbahet nga ora 10:00 në qendrën e konferencave “Orion”. /Telegrafi/