Site icon Telegrafi

Klubi i njohur spanjoll i ofron Ansu Fatit mundësinë për ta “ringjallur” karrierën e tij

Vitet e fundit kanë qenë mjaft të vështira për Ansu Fatin, dhe fati i tij nuk ka ndryshuar as këtë sezon, përkundër faktit që ndërroi ambient.

Kalimi i tij në formë huazimi tek Brightoni dha shenja premtuese fillimisht, para se spanjolli të përballet sërish me një lëndim të ri, që ka bërë që ai të luajë zero minuta gjatë muajve të fundit.

Fati do të rikthehet sërish tek Barcelona në verë, por sipas të gjitha gjasave jo për të mbetur pjesë e ekipit.

Drejtuesit e klubit do të synojnë që ta largojnë atë përsëri në formë huazimi dhe sipas asaj që raporton gazeta katalanase Sport, Sevilla do të ishte shumë e interesuar për të arritur një marrëveshje me Barcelonën.

Lexo po ashtu Hansi Flickut nuk i bën përshtypje ylli i Barcelonës – planifikon ta largojë nga ekipi

Trajneri në ardje i Sevillës, Franciso Pimienta, e njeh Fatin mjaft mirë pasi një kohë kishte qenë trajner i Barca Atletic, rol të cilin e mbajti deri në vitin 2021 kur edhe u shkarkua.

49-vjeçari do të largohet nga Las Palmasi këtë verë për t’iu bashkuar Sevillës, dhe një ribashkim me Fatin është më se i mundshëm.

Një tjetër lëvizje në formë huazimi do t’i shkonte përshtati Fatit dhe do ta lejonte atë që të rikthehej sërish në formë.

Transferimi te Sevilla mund ta ndihmojë atë që të rigjejë sërish formën e dikurshme, diçka që do të ishte e mirëseardhur për Barcelonën./Telegrafi/

Exit mobile version