Telegrafi

Klubi nga Arabia Saudite përgatit një ofertë befasuese për transferimin e Luis Diaz

Luis Diaz i Liverpoolit është ylli i fundit i Ligës Premier që është lidhur me një transferim të madh parash në Superligën e Arabisë Saudite.

Historia e afatit kalimtar të kësaj vere ka qenë vërshimi i lojtarëve elitar që lëvizin nga Evropa në Arabi Saudite. Karim Benzema, N’Golo Kante dhe Ruben Neves ishin disa nga ata që u transferuan, të joshur nga pagat jashtëzakonisht të mëdha.

Ndërkohë, Fabinho nuk ishte pjesë e skuadrës së Liverpoolit që udhëtoi në Gjermani për një kamp stërvitor parasezonal të shtunën, pas një oferte prej 40 milionë funtesh nga klubi i Arabisë Saudite, Al-Ittihad.

Lexo po ashtu Liverpool merr ofertë nga Al-Ittihad për Fabinhon, por mund të kërkojë më shumë

Për më tepër, kapiteni i Reds, Jordan Henderson, gjithashtu mund të bëjë një lëvizje në shtetin saudit, pasi ka qenë objekt i interesit nga Al-Ettifaq i Steven Gerrard, të cilët po propozojnë katërfishimin e pagës së anglezit.

Dhe, besuar në raportet e mediave, një yll i tretë i Liverpoolit është objektivi i interesit të klubeve nga Superliga e Arabisë Suadite.

Diaz në Arabinë Saudite?

Sipas një raporti të gazetës portugeze Record, Al Hilal dëshiron Diaz dhe është i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro për shërbimet e sulmuesit anësorit.

Menaxheri i klubit, Jorge Jesus thuhet se është një admirues i anësorit kolumbian, të cilin Liverpool e bleu për 48 milionë euro vetëm 18 muaj më parë.

Megjithatë, Liverpool nuk mendohet të jetë i interesuar të shesë sulmuesin, me Diaz që mendohet të jetë pjesë qendrore në planet e Jurgen Klopp.

Që nga nënshkrimi për klubin nga Anfield, Diaz ka shënuar 11 gola dhe tetë asistime në 47 paraqitje, megjithëse kaloi një pjesë të madhe të sezonit të kaluar jashtë për shkak të një dëmtimi të ligamentit të gjurit.

Kontrata e 26-vjeçarit me Reds është e vlefshme deri në vitin 2027 dhe aktualisht vlerësohet nga Transfermarkt në 75 milionë euro. /Telegrafi/