Tashmë është mësuar se lojtarët e Barcelonës kanë pranuar një zvogëlim të pagës dhe kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, ku në mes rreshtave nuk mungoi kritika ndaj bordit të klubit.
Ky ishte vetëm shembulli i fundit që lojtarët flasin kundër mënyrës se si po drejtohet aktualisht klubi katalan.
Janë tetë raste vetëm këtë vit, kur lojtarët i janë drejtuar drejtuesve të klubit.
Faza përgatitore
Kritikat e para këtë sezon erdhën gjatë verës, përpara se edicioni të kishte filluar.
“Nuk është e thjeshtë të përgatitesh sepse kemi një para-sezon me shumë udhëtime dhe pak stërvitje”, kishte thënë Gerard Pique.
Të njëjtat vërejtje i kishte dhe trajneri i atëhershëm Ernesto Valverde.
Numri në fanellë që ngjalli polemika
Blerja më e re Frenkie de Jong mori fanellën me Nr.21, të njëjtën që e mbante te Ajaxi.
Kjo do të thotë se ky numër është marrë nga Carles Alena, i cili nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si u trajtua kur iu mor numri.
Alena tha se e kupton De Jongun që është i lidhur me numrin, por ka pritur të paktën një mesazh nga bordi, që ia mori numrin pa e këshilluar.
Bonusi i Arturo Vidalit
Arturo Vidal bëri një ankesë kundër klubit për një bonus të pretenduar të papaguar, megjithëse ajo ankesë asnjëherë nuk shkoi deri tek autoritetet përkatëse.
Konflikti Abidal vs Messi
Drejtori sportiv, Eric Abidal kishte thënë në një intervistë se lojtarët nuk punuan aq shumë që ta mbajë në punë trajnerin Valverde.
Kjo kishte bërë që Lionel Messi të godiste godit me një deklaratë. “Unë mendoj se kur flasim për lojtarët, emrat duhet të jepen”.
Kjo deklaratë shkaktoi shumë zhurmë dhe kishte edhe mbledhje te Barcelona.
Rinovimi i Rakitic
Kontrata e Ivan Rakitic përfundon në verën e vitit 2021 dhe mesfushori nuk është i kënaqur me mënyrën se si procesi ka kaluar për një rinovim të mundshëm.
“Ka shumë gjëra që nuk më kanë pëlqyer dhe këtë e them qartë”, kishte thënë mesfushori kur po fliste për situatën e tij.
Skuadra e vogël, me pak lojtarë
Rakitic ishte gjithashtu kritik edhe ndaj fondit që e ka skuadra aktuale, kur foli pas barazimit në Ligën Kampionëve ndaj Napolit.
“Është një skuadër e vogël (me fond të vogël lojtarësh, por ata (bordi) tashmë e dinë këtë”, kishte thënë kroati.
Kështu tha edhe Sergio Busquets kur u pyet.”Ne kemi një skuadër të vogël . Fatkeqësisht kështu ka qenë planifikimi”, deklaroi ai.
Skandali i rrjeteve sociale
Disa lojtarë të Barcelonës dyshohet se ishin objektivat e kompanisë I3 Ventures, një kompani që dyshohet se ishte punësuar nga Barcelona për të prishur reputacionin e njerëzve të caktuar.
Ndërsa lojtarët në përgjithësi thanë në publik se ata besuan mohimin e klubit për këtë gjë, Messi kishte dyshimet e veta dhe e pa si një gjë të çuditshme.
Ulja e pagës
Drama e fundit erdhi në lidhje me uljen e pagave për të ndihmuar klubin, në këtë pandemi të coronavirusit.
Ka qenë Lionel Messi ai që në letrën e tij i është drejtuar klubit, duke shkruar për presion, që sipas tij ishte i panevojshëm.
Argjentinasi e ceku që marrëveshja nëse është vonuar në ditët e fundit, ka qenë vetëm se kërkohej formula për të ndihmuar klubin dhe gjithashtu puntorët e klubit, që po kalojnë në këtë periudhë të vështirë.
Kjo e fundit ishte ndoshta vërejtja më e madhe, pasi lojtarët edhe njeherë treguan se sa shumë e duan klubit, në raport në kryesinë, që tashmë dyshohen për shumë gjëra të këqija, sikurse që është ajo me kompaninë I3 Ventures. /Telegrafi/