Me 69 gola në Ligën Premier në adresë të tij, Daniel Sturridge është një nga sulmuesit më të mirë të gjeneratës së tij.
Por, karriera e anglezit është përcjell me shumë lëndime dhe kjo ka bërë që ai të ketë disa probleme në adaptim, vazhdimësi në dallim me konkurrencën.
E filloi te Manchester City, por talenti i tij u nuhat nga Chelsea dhe kështu kaloi te Blutë, për të përfunduar pastaj te Liverpooli, ku edhe luan aktualisht.
Por, me ardhjen e Jurgen Klopp dhe me lëndimet që po e përcjellin, e ardhmja te Reds është gjithmonë e më e pasigurt. Ai nuk po arrin të ketë shumë minuta në fushë dhe tashmë për atë kanë shfaqur interesim shumë klube të evropiane, transmeton Telegrafi.
Më poshtë keni klubet ku ai mund të luajë sipas Squawkas në rast largimi nga Liverpooli:
I ëndrrave: Arsenali
Real, pra më i mundshmi: West Hami
I çuditshëm, ku edhe do befasoheshin të gjithë: Tottenhami
Por, një transferim te Napoli, sipas faqes angleze do ishte lëvizja më e mirë për 27-vjeçarin. /Telegrafi/