Site icon Telegrafi

Inter Miami i Beckhamit zyrtarizon dy transferimet e para në histori të klubit

Klubi i legjendës David Beckham, Interi Miami ka konfirmuar dy marrëveshjet e parë të klubit pas kanë rënë dakord për të sjellë në skuadër argjentinasit, Matias Pellegrini dhe Julian Carranza.

Dy sulmuesit 19-vjeçar do të bashkohen me klubin e formuar së fundmi nga legjenda angleze, ndërsa Miami duket të ndërtojë një skuadër gati për të konkurruar nga sezoni i ardhshëm.

Të dy lojtarët vijnë nga liga kryesore argjentinase dhe janë lojtarët e parë që do të regjistrohen në klubin e ri Inter Miami.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Inter Miamit

Ekipi është planifikuar të fillojë sezonin nga viti 2020 në MLS dhe tashmë kanë filluar procesin e nënshkrimit të lojtarëve.

Të dy reprezentues të moshave të Argjentinës do të shpresojnë të zhvillojnë lojën e tyre në MLS dhe janë talent perspektiv sipas klubit amerikan.

Pellegrini bashkohet nga Estudiantes de La Plata, ku ai do të mbetet në huazim deri në vitin 2020.

Carranza, i cili shënoi tetë gola në 29 ndeshje gjatë dy sezoneve të fundit, bashkohet nga Banfield dhe gjithashtu do të mbetet në huazim në klubin e tij deri në nisjen e sezonit në MLS. /Telegrafi/

Exit mobile version