Telegrafi

Klubi arab dyfishon ofertën për Mahrez

Al-Ahli ka rritur ofertën e tyre për kontratë për sulmuesin e Manchester City, Riyad Mahrez.

Klubi arab prej disa javësh është në bisedime me anësorin algjerian që ta bind që të kalojë në radhët e tyre.

Dhe Arriyadiyah raporton se ata tani kanë paraqitur një ofertë të re kontrate për Mahrez me vlerë 100 milionë euro për dy vjet.

Lexo po ashtu Ofertë prej 50 milionë eurosh në vit që Mahrez t’i bashkohet Al-Ahlit

Al-Ahli tani është në bisedime me Cityn për një marrëveshje me vlerë 35 milionë euro për sulmuesin.

Mahrez është i prirur të shohë që kjo lëvizje të ndodhë dhe është duke pritur që t’i nënshtrohet testeve mjekësore.

Manchester City pritet që po ashtu të pajtohet me dëshirën e lojtarit, ndërsa kërkon mbi 50 milionë euro. /Telegrafi/