Site icon Telegrafi

Klubi anglez kërkon rikthimin befasues të Kantes në Ligën Premier

West Ham United thuhet se është gati të rikthejë një fitues të Kupës së Botës në Ligën Premier.

Sipas mediumit The Guardian, ‘Çekanët’ janë seriozisht të interesuar për nënshkrimin e ish-mesfushorit të Chelseat, N’Golo Kante.

Mesfushori francez ishte i jashtëzakonshëm në Euro 2024 pasi kombi i tij arriti në fazën gjysmëfinale, ku u mposht nga Spanja.

 

Pavarësisht se luante në Arabinë Saudite në nivel klubesh, Kante ishte një nga lojtarët më të spikatur në Kampionatin Evropian në Gjermani.

Një marrëveshje nuk do të jetë e lirë për veteranin, i cili tani është 33-vjeçar, ndërsa është edhe me pagë të lartë.

West Ham do të duhet të paguajë klubin Al-Ittihad rreth 25 milionë euro nëse duan të rikthejnë Kanten në Angli. /Telegrafi/

Exit mobile version