Telegrafi

Klubi amerikan kërkon t’i bëjë bashkë Medelin dhe De Jongun, sulmuesit do të vuanin nga kjo dyshe

D.C. United i ka vënë në shënjestër dy lojtarët e njohur Gary Medel dhe Nigel de Jong. 

Kiliani është i lidhur me disa klube, por është nën kontratë me Interi dhe e ardhmja e tij ende mbetet pezull.

Lojtari kërkohet nga D.C. United, por nuk mungojnë as ofertat nga Boca Juniors, Tigres dhe Trabzonspor.

D.C. United po ashtu është në bisedime serioze edhe me ish-mesfushorin e LA Galaxy, Nigel de Jong, shkruan Washington Post .

De Jong do të largohet nga Galatasaray dhe MLS mbetet opsion.

Dyshja njihen për agresivitetin e tyre dhe shpesh herë nuk mungojnë në listat prej lojtarëve më të ashpër. /Telegrafi/

Gary Medel

Nigel De Jong