Telegrafi

Klubet saudite i ofrojnë Lewandowskit ‘shifra të mëdha’ – zbulohet qëndrimi i Barçës

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski ka përfunduar në radarin e klubeve të Arabisë Saudite, por Barcelona dhe vetë lojtari nuk janë të bindur.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Robert Lewandowski ka tërhequr interesin e klubeve të paidentifikuara saudite.

Ata po planifikojnë të fillojnë bisedimet me të në fund të sezonit, për të bindur rreth një transferimi në Arabinë Saudite.

Lexo po ashtu Lista me 11 lojtarët e paprekshëm nga Barcelona – tetë janë nën 24 vjeç, katër të 'mëdhenj' në shitje

Barcelona nuk dëshiron që 35-vjeçari të largohet këtë verë. Ata do të preferonin që ai të qëndronte në klub edhe një sezon për të qenë ‘mentor’ i sulmuesit më të ri Vitor Roque.

Skuadrat saudite thuhet se janë gati t’i ofrojnë polakut ‘shifra të mëdha’ dhe tashmë kanë kontaktuar me agjentin e tij, Pini Zahavi.

Megjithatë, preferenca e Lewas mbetet të qëndrojë te Barcelona edhe në sezonin e ri. /Telegrafi/