Telegrafi

Klubet që kërkojnë shërbimet e Hart

Milani, Torino dhe Borussia Dortmundi, janë klubet që i duan shërbimet e portierit të Manchester Cityt, Joe Hart.

29-vjeçari nuk është zgjedhja e parë e Pep Guardiolas, ashtu që është në kërkim të një skuadre të re para mbylljes së afatit kalimtar veror.

Lexo po ashtu Kapen Guardiola dhe Hart, portieri lëshon stërvitjen (Video)

The Sunday Express raporton se dy klubet italiane (Milan dhe Torino) tashmë kanë kontaktuar me Cityn për disponueshmërinë e portierit.

Nga ana tjetër edhe Dortmundi po mendon seriozisht për ta transferuar anglezin.

Gjithçka mbi TRANSFERIMET

Në rast të largimit, Hart pritet të huazohet për një sezon. /Telegrafi/