Telegrafi

Klubet nga Liga Premier po mendojnë ndryshimin e datës përfundimtare të afatit kalimtar

Liga Premier duket se i ka rënë pishman që afati kalimtar veror të mbyllet më herët se sa ligat e tjera evropiane.

Afati i transferimeve në ligën angleze u mbyll më 8 gusht, duke mos u lënë skuadrave shumë hapësirë nga përfundimi i sezonit të kaluar.

Por, sipas Sky Sports kjo gjë mund të ndryshoj qysh në verën e ardhshme, pasi Federata e Futbollit të Anglisë është mbledhur me zyrtarët e klubeve ta diskutojnë edhe një herë vendimin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Premier League

Afati kalimtar i verës në Angli përfundon gati një muaj para atij të Evropës (2 shtator), dhe shumë klube janë të vendosur që ta zgjasin atë.

Në vitin 2017, katërmbëdhjetë klube kishin votuar në favor të ndryshimit të afatit kalimtar veror, me pesë vota kundër dhe një abstenim. /Telegrafi/