Telegrafi

Klubet nga Liga Premier mund të humbin 1.5 miliard funte nga të drejtat televizive

Klubet nga Liga Premier janë paralajmëruar se mund t’i humbin 1.5 miliard funte nga të drejtat televizive.

Kjo gjë vije pas ndalimit të kampionatit shkaku i coronavirusit për pothuajse dy muaj, derisa ende nuk është arritur marrëveshja se kur mund të rikthehet sezoni.

Klubet janë duke punuar që të rikthehet sa më shpejtë që të jetë e mundur, derisa gjysma e qershorit shihet si e mundshme për të vazhduar me ndeshjet e mbetura.

760 milionë funte tashmë janë paguar për pjesën më të madhe të përballjeve që janë zhvilluar, mirëpo mbesin në pyetje edhe 1.5 miliard.

Besohet se më 12 qershor mund të fillohet me ndeshjet e para, derisa në total janë 92 ndeshje të papërfunduara.

Liverpoolit i duhen vetëm edhe dy fitore për t’u shpallur kampion, pasi janë 25 pikë larg vendit të dytë Manchester Cityt, gjersa do të ishte titulli i parë për ta në 30 vitet e fundit. /Telegrafi/