Telegrafi

Klubet e Serie A që u zhgënjyen në afatin e janarit

Përderisa disa klube të Serie A punuan shumë për të forcuar skuadrat e tyre këtë muaj, të tjera si Milani dështuan në afatin kalimtar të janarit.

Kuqezinjtë, në pronësi të firmës amerikane të investimeve Elliott Management, bënë vetëm një nënshkrim këtë muaj, 18-vjeçarin Marko Lazetic.

Ndërkohë që është politika e kompanisë që llogaritë financiare duhet të menaxhohen nga afër, Milani qëndron i dyti në tabelën e Serisë A dhe mosveprimi i tyre në treg mund të jetë i kushtueshëm në garën për titull me Interin këtë sezon.

Dështimi për të nënshkruar një mbrojtës në veçanti, duke marrë parasysh lëndimin e rëndë të Simon Kjaer, dhe fokusi përfundimisht i pafrytshëm te Sven Botman i Lille, kanë lënë shumë njerëz në pikëpyetje planin e kuqezinjve për afatin kalimtar të muajit që shkoi.

Me Milanin e zhgënjyer është edhe Lazio; afati i janarit i Biancocelestit u ndikua shumë nga çështjet e fluksit të parave, indeksi tashmë famëkeq i likuiditetit, dhe kështu ata bënë vetëm një nënshkrim, duke marrë Jovane Cabral nga Sporting në minutat e fundit të afatit kalimtar. Ndërsa anësori nga Kepi Verde është një lojtar i fortë, Maurizio Sarri nuk do të jetë i kënaqur me përforcimet e kufizuara në dispozicion të tij.

Më në fund, është Napoli. Skuadra e Luciano Spallettit është mjaft e kompletuar, por një mbrojtës i ri i majtë për të ofruar një alternativë ndaj Mario Ruit do të kishte qenë një blerje e rëndësishme.

Edhe ardhja e Axel Tuanzebe lë pak për të dëshiruar, sidomos duke pasur parasysh që ai u soll si zëvendësues i Kostas Manolas. /Telegrafi/