Site icon Telegrafi

Klubet e mëdha të çmendura pas Rashicës

Milot Rashica ka nisur prej disa javësh fazën përgatitore me Vitessen, por vështirë se talenti shqiptar do ta vijojë karrierën te skuadra ku u bë i njohur në Eredevise.

Për 19-vjeçarin interesohen klubet të rëndësishme në Evropë, ku spikat emri i Chelseat.

Sipas mediave holandeze, futbollisti kuqezi është prej kohësh nën vëzhgimin e “Bluve” të Londrës, që me sa duket thjesht presin momentin e duhur për t’u hedhur në sulm.

Lexo po ashtu Vitesse fiton me golin e bukur të Rashicës (Video)

Ndërkaq në Holandë janë Ajaxi i Amsterdamit dhe PSV Eindhoveni që prej kohësh i janë vënë pas talentit kuqezi, por Vitesse po reziston me qëllim arkëtimin e një shumë sa më të majme për kartonin e tij.

Klubi nga Arnhem e konsideron të pashitshëm, por përballë një ofertë joshëse, vështirë se do të mund të rezistojë, transmeton Supersport.

Gjatë muajve të fundit shtypi sportiv italian ka informuar rregullimisht për interesimin e Napolit në Serinë A, ndërsa në orët e fundit listës së klubeve që kërkojnë Rashicën i është shtuar edhe Lazio.

Lexo po ashtu Rashica takohet me legjendën e Realit (Foto)

Drejtori Sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare, i angazhuar për të siguruar shërbimet e Bastian Schweinsteiger, po studion mundësinë për të mbërritur të Rashica, por vështirë se klubi roman të konkurrojë me Chelsean.

I lëne jashtë listës përfundimtare të kuqezinjve në Euro 2016, Rashica pritet të jetë pjesë e rëndësishme e Shqipërisë në elininatoret e botërorit Russi 2018, që startojnë me sfidën ndaj Maqedonisë në “Loro Borici”.

Exit mobile version