Telegrafi

Klubet e mëdha evropiane monitorojnë situatën e Saul te Atletico

Saul Niguez mund të largohet nga Atletico Madridi gjatë afatit kalimtar veror.

Ylli spanjoll këtë edicion nuk është se është titullar i padiskutushëm tek skuadra e Diego Simeones dhe mund të largohet në verë.

Mediumi spanjoll AS ka raportuar se disa skuadra të mëdha evropiane janë duke monitoruar situatën e tij në Wanda Metropolitano.

Bayern Munich mbetet favoriti kryesor për të nënshkruar me të, pasi besohet se kanë bërë një ofertë prej 70 milionë eurove.

Gjithsesi në garë për lojtarin janë edhe skuadra tjera të mëdha përfshirë, Barcelonën, Manchester United, Arsenal e Paris Saint Germain.

26-vjeçari është bashkuar me të rinjtë e Atletico Madrid në vitin 2008 nga Real Madridi, derisa ishte një vit i huazuar edhe te Rayo Vallecano.

Saul ka kontratë me Los Colchoneros deri në verën e vitit 2026, mirëpo ai dëshiron të largohet për një aventurë të re. /Telegrafi/