Telegrafi

Klubet e Ligës Premier shpenzuan mbi 360 milionë euro vetëm për tarifat e agjentëve – Man City më shumë se dyfishin e rivalëve për titull

Klubet e Ligës Premier shpenzuan mbi 361 milionë euro vetëm për tarifat e agjentëve vitin e kaluar.

Shpenzimet nga 1 shkurti 2022 deri më 31 janar 2023 – është një shumë rekord për një periudhë 12-mujore dhe është rritur me 52 milionë euro krahasuar me vitin e kaluar.

Kampionët Manchester City kryesojnë listën me 58 milionë euro, një shumë e çmendur për një klub.

Rreth 40 milionë euro iu paguan agjentëve vetëm në marrëveshjen e Erling Haaland.

Chelsea që bëri 21 nënshkrime të përhershme nën pronarin e ri amerikan Todd Boehly, duke shtuar edhe Denis Zakaria dhe Joao Felix në huazim – ishin shpenzuesit e dytë të mëdhenj me 49 milionë euro shpenzime vetëm për agjentët.

Liverpool është i treti më 38 milionë euro, ndërsa Manchester United shpenzoi 27 milionë euro.

Arsenali dhe Tottenhami pasojnë me 19 dhe 18 milionë euro respektivisht.

Shifrën mbi 10 milionë euro e prekën edhe shumë klube si Aston Villa, Leeds, West Ham, Newcastle, Leicester City dhe Crystal Palace.

Nottingham Forest që nënshkroi me 30 lojtarë në të dy afatet kalimtare renditet i fundit, pasi shpenzoi 5 milionë euro për tarifat e agjentëve.

Shifrat e publikuara nga FA sot, përfshijnë pagesa dhe transaksione që marrin agjentë dhe ndërmjetës që janë të regjistruar në Angli. /Telegrafi/