Site icon Telegrafi

Klubet e Ligës Premier përpilojnë “planin radikal” për t’i zhvilluar të gjitha ndeshjet e mbetura

Drejtuesit e klubeve të Ligës Premier thuhet se kanë dalë me një plan radikal për të shpëtuar sezonin 2019/20.

Sipas The Sun, drejtuesit e klubeve janë të gatshëm të luajnë të gjitha 92 ndeshjet e mbetura pas dyerve të mbyllura dhe me çdo ndeshje që do transmetohet drejtpërdrejt në TV.

Ndeshjet do të luheshin gjithashtu në dy ose tre vende neutrale, ka shumë të ngjarë të jetë në Midlands (Birmingham; Coventry; Leicester; Nottingham; Stoke) në periudha të ndryshme.

Lexo po ashtu Nuk i ndal as coronavirusi, shumë kampionate vazhdojnë ende futbollin

Euro 2020 u shty për 12 muaj të martën për shkak të pandemisë coronavirus në një përpjekje për t’u lejuar vendeve të përfundonin ligat e tyre të brendshme.

Secila ndeshje që do transmetohet në TV

Klubet e Ligës Premier kanë frikë se mund të jenë i vetmi kampionat vendor i paaftë për të përmbushur ndeshjet e tyre para fundit të qershorit.

Zyrtarët raportohet se kanë folur me kryetarin e UEFA-s, Aleksander Ceferin, pasi ata kanë më shumë ndeshje të luajtura sesa vendet si Italia dhe Spanja.

Të gjitha 92 ndeshjet e mbetura do luheshin pas dyerve të mbyllura

Klubet do të ofrojnë propozimin e tyre revolucionar në një takim të Ligës Premier gjatë të enjtes.

Lexo po ashtu Rooney kritikon federatën angleze për trajtimin e lojtarëve pas shpërthimit të coronavirusit: Futbollistët u trajtuan si minj

Vendet pritëse madje mund të zhvillojnë më shumë se një lojë në ditë me skuadrat që do të luajnë çdo tre ditë.

Gjithashtu parashihet të përdoret vetëm një numër i kufizuar i stadiumeve që do të ndihmonin për të mbajtur në minimum numrat e mjekëve dhe policisë që duhet të ishin të pranishëm. /Telegrafi/

Exit mobile version