Afati kalimtar veror në Spanjë do të mbyllet me 2 shtator, pasi është hapur më 1 korrik, ndërsa kësaj radhe ka qenë më aktiv se kurrë.
Kanë mbetur edhe 18 ditë deri në fund, kur pritet të këtë edhe marrëveshje të tjera, pasi klubet jaë vënë pas disa objektivave të rëndësishëm.
Klubet e La Liga deri tani kanë shpenzuar rreth 1.3 miliard euro për lojtarë këtë verë, duke e bërë atë ligën e dytë më shpenzimet më mëdha pas Ligës Premier.
Pesë nënshkrimet më të shtrenjta janë – Joao Felix, Antoine Griezmann, Eden Hazard, Frenkie de Jong dhe Luka Jovic – që u blen për 482.2 milionë euro.
Blerjet më të shtrenjta të LaLiga
Joao Felix – 127.2 milionë euro
Griezmann – 120 milionë euro
Eden Hazard 100 – milionë euro
De Jong 75 – milionë euro
Jovic 60 – milionë euro
Real Madrid është klubi që ka shpenzuar më së shumti deri më tani, duke kapur shifrën e 305.5 milionë eurove shpenzime.
Hazardit dhe Jovicit i janë bashkuar edhe Eder Militao, Ferland Mendy dhe Rodrygo.
Pas tyre janë Atletico Madrid me harxhime prej 267 milion eurove.
Në krye të blerjeve është Joao Felix , i përcjell nga Marcos Llorente, Renan Lodi, Kieran Trippier dhe Mario Hermoso , duke e mposhtur Barcelonën me 255 milionë euro që është në vendin e tretë dhe Sevilla me 149 milionë euro që është në vendin e katërt.
Klubet që kanë shpenzuar më shumë
Real Madrid – 305.5 milionë euro
Atletico Madrid – 267.2 milionë euro
Barcelona – 255 milionë euro
Sevilla – 149 milionë euro
Real Betis – 88.8 milionë euro
Shpenzimet e Atleticos kanë qenë të përballueshme, për shkak se ka arritur të shes lojtarë me vlera të mëdha.
311 milionë euro të hyjë në klub përmes shitjes, me Barcelonën që vjen pas tyre me 146 milionë euro dhe Los Blancos që është e treta me 115 milionë euro.
Shuma e marrë nga shitjet e lojtarëve
Atletico Madrid – 311.1 milionë euro
Barcelona – 146.4 milionë euro
Real Madrid – 115 milionë euro
Sevilla – 101.7 milionë euro
Betis – 69.5 milionë euro
Vetëm pesë klube kanë arritur ta mbajnë një ekuilibër pozitiv midis të ardhurave dhe shpenzimeve, megjithëse sa i përket shitblerjeve Rojiblancos kryeson renditjen me 43.9 milionë euro.
Villarreal vijnë më pas, pastaj Espanyol, Eibar dhe Valladolid.
Shpenzimet neto
Atletico Madrid – 43.9 milionë euro
Villarreal – 41.7 milionë euro
Espanyol – 40.5 milionë euro
Eibar – 9.9 milionë euro
Valladolid – 7 milionë euro
/Telegrafi/